Miralem Pjanic mund të largohet nga Barcelona! Pas ofensivës së Al Nassr që iu kthye mbrapsht dërguesit ditët e fundit si nga lojtari ashtu edhe nga Alemany, drejtori sportiv i Barcleona-s, Sharjah FC eshte futur fuqishëm te ish-futbollisti i Juventusit dhe Roma-s keto ore…

Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka vendosur një kontratë trevjeçare në pjatë dhe burimet më të afërta me boshnjakun e cilësojnë këtë ofertë si një propozim – ekonomikisht – “pothuajse të pakundërshtueshëm”.
Pavarësisht synimit të Xavi për të vazhduar të llogarisë te Pjanic si zëvendës Busquets, qëndrimi i Frenkie de Jong (holandezi ka refuzuar të gjitha ofertat), grumbullimi në mesfushë (zero minuta deri tani për Miralem) dhe situata financiare ende e pasigurt shtyjne Blaugrana ta konsiderojnë seriozisht lamtumirën.
Në orët e ardhshme Pjanic do të përballet me trajnerin e tij, tifozin e tij më të madh brenda Barcelonës, por deri më tani mesfushori 32-vjeçar duket më shumë jashtë se brenda. Me Sharjah FC gati për t’i besuar atij çelësat e mesfushes…

