Pas Faustin Senghor, edhe një tjetër largim ka ndodhur te FC Shkupi. Fjala është për Antonio Kalanoskin, i cili te skuadra nga Çairi erdhi gjatë merkatos së kësaj vere.

Marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dy anshme, ndërsa Kalanoski largohet nga FC Shkupi pa zhvilluar asnjë ndeshje kampionale.
Ai luajti për 24 minuta në ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Lincoln RED IMPS, ndërsa për 11 minuta u paraqit në ndeshjen e kthimit në Shkup kundër Shamrok Rovers, e vlefshme për raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa.
Kalanoski te FC Shkupi erdhi nga rradhët Sileksit, me të cilën skuadër luajti në finalen e madhe të Kupës, ndërsa gjithashtu ndihmoi skuadrën nga Kratova për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.


