Goce Sedloski duket se ka përfunduar aventurën e tij në pankinën e Shkupit. Barazimi i sotëm me Pobedën në Çair duket ishte dueli i fundit i Shkupit me Sedloskin në pankinë. Edhe pse nuk ka akoma konfirmim zyrtar nga klubi apo trajneri, pas ndeshjes Goce Sedloski jozyrtarisht ka ofruar dorëheqjen e tij.

Te Shkupi kishte pakënaqësi të madhe nga ana e publikut pas eliminimit nga Ballkani në play off të UEFA Conference League, ndërsa xhiron e shkuar edhe pse Shkupi fitoi, paraqitja me Skopjen u kritikua dhe vazhdimisht cak i sulmeve ishte trajneri.
Pritet të shihet reagimi zyrtar i klubit, nëse vërtet bëhet fjalë për dorëheqje apo do të duhet ndoshta edhe shkarkim i Goce Sedloskit.

