Xhiroja e pestë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka sjell fitore për Strugën dhe Shkëndijën, por jo edhe për Shkupin. Kampionët në fuqi u ndalën në Çair mga Pobeda e Prilepit, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1:1. Ndërkohë fitore mori Shkëndija në Kavadar, aty ku mundën Tikveshin me përmbysje me rezultatin 3:1, përderisa Struga Trim Lum falë Besart Ibraimit dhe Bunjamin Shabanit merr fitore me shifra 2:1 ndaj Sileksit. Në Strumicë, Akademia Pandevi mundi Skopjen me shifrat 3:0, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi barazoi 1:1 me Rabotniçki. Xhiroja e radhës në elitë do të zhvillohet në fundjavë.


