Andi Lila ka zbuluar për herë të parë se është themelues i klubit Luzi 2008. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ishte bashkëkomentues i ndeshjes Egnatia – Tirana, që u luajt për javën e dytë të Abissnet Superiore, kur tregoi për lidhjen e tij me Luzin.

Kujtojmë se klubi i themeluar në vitin 2008 do të luajë në Kategorinë e Parë, për herë të parë në historinë e saj gjatë këtij sezoni. Klubi kavajas ka bërë disa afrime gjatë merkatos së verës.
Andi Lila ka një karrierë të pasur, ku ka dhënë kontributin e tij për skuadra si Besa, Iraklis, dhe PAS Gianninas, Parma dhe së fundmi Tirana para se të tërhiqej.

