Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit ka prezantuar sot Gjorgji Stoilovin si përforcimin e ri. 27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Ziran e Azerbejxhanit si dhe Akademia Pandevin, ndërsa si futbollist është i dalur nga Horizont Turnova. Stoilov te skuadra e udhëhequr nga Muharem Bajrami vjen si zëvendësues i Sefer Eminit, i cili javën e kaluar u transferua në Danimarkë. Kujtojmë se në sezonin e ri, Makedonija Gjorçe Petrovi nga tri ndeshje të zhvilluara, regjistron dy humbje dhe një fitore.


