Makedonija Gjorçe Petrovi luajti në xhiron e dytë eliminatore në Ligën e Konferencës në të cilën u eliminuan nga CSKA Sofje me rezultatin 4:0. Ndonëse ndeshja e kthimit në Shkup përfundoi pa gola, skuadra nga kryeqyteti nuk pati forcë në Sofje për të marrë kualifikimin.

Por, tani klubi nga Bullgaria ka bërë të ditur një lajm skandaloz. Gjegjësisht, njëri nga golashënuesit e ndeshjes së dytë, Georgi Jomov, pas ndeshjes ka dështuar në testin e dopingut. CSKA nuk zbuloi se për cilën substancë ishte, por konfirmoi se futbollisti ka qenë me doping ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.
Jomov është dënuar me 90 ditë pezullim, ai ka kohë deri në 1 shtator për të bërë një deklaratë zyrtare në agjencinë antidoping dhe më pas do të vijojë një hetim.

