Arijan Ademi me Dinamo Zagrebin kualifikohen në grupet e Ligës së Kampionëve

Arijan Ademi dhe Stefan Ristovski me Dinamo Zagrebin janë kualifikuar për në fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra kroate këtë sukses e arriti pasi mposhti në fazën play-off Bodo/Glimtin.

4-1 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes që u arrit vetëm pas 120 minutave lojë. Kroatët nuk e kanë “sefte” kualifikimin në garat evropiane, e veçanërisht në Champions League që kanë marrë pjesë rregullisht edhe edhe në të kaluarën.

Kujtojmë se gjatë këtij rrugëtimi, Dinamo Zagrebi eliminoi edhe Shkupin në raundin e dytë të eliminatoreve të Championsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close