Ballkani kërkon mbështetje nga të gjithë tifozët kosovar për ndeshjen ndaj Shkupit 

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani dhe ai i Maqedonisë Shkupi, të enjten do të luajnë mes veti në ndeshjen e tyre më të rëndësishme në historitë respektive.

Suharekasit dhe ekipi nga Çairi i Shkupit janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupëve të Konferencë Ligës, me Ballkanin që pretendon të bëhet skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane, shkruan IndeksOnline.

E për ndeshjen e të së enjtes ndaj Shkupit, Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët kosovarë për këtë ndeshje historike.

Reagimi i plotë:

Të enjtën me fillim nga ora 20:00 zhvillohet përballja historike kundër FC Shkupit.

Na duhet përkrahja e të gjithë sportdashësve kosovar pasiqë me barazim apo fitore ne kualifikohemi tutje në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe shënojmë histori në futbollin kosovar duke qenë ekipi i parë që merr pjesë në këtë kompeticion.Na priftë e mbara KOSOVË!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close