Ilirid Ademi vazhdon qëndrimin në kampionatin shqiptar, pasi është bashkuar me Erzenin. Pas eksperiencave me Laçin e Egnatian, skuadra e Erzenit do të jetë ekipi i tretë në Shqipëri për Ademin, që për të tretin sezon me rradhë do të luajë në Superligën shqiptare.

Njoftimi i klubit:
“Ilirid Ademi është përforcimi i radhës për ekipin tonë Erzenin.
27-vjeçari nga Gostivari vjen nga ekipi i Egnatias, luan si sulmues i majtë, dhe aktivizohet edhe në pozicionet e tjera të repartit sulmues.
Ademi në karrierën e tij sportive është aktivizuar me Gostivarin, Renova, Makedonija dhe Shkupin në Maqedoni, gjithashtu ka qenë pjesë dhe e ekipit të Lacit dy sezone më parë.
Mirë se vjen në radhët e Erzenit Ilirid, dhe sa më shumë suksese së bashku.”

