Sadiku i jep fitoren e parë klubit spanjoll, shënon gol në minutën e 8-të shtesë! (VIDEO)

Armando Sadiku gjen golin e tij të parë me fanellën e Cartagenës në Segunda Division të Spanjës. Sulmuesi elbasanas u aktivizua në minutën e 82-të në transfertën ndaj Huescës, kur skuadra e tij po triumfonte 1-2, megjithatë në të 85-ën u vendos baraspesha falë një autogoli.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, arbitri akordoi një penallti për Cartagenën, të cilën e mori për sipër dhe e ktheu në gol Armando Sadiku, i cili shënoi pikërisht në minutën e 98’ dhe u dha tre pikët të tijve.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Sadikut me fanellën e Cartagenës, me sulmuesin 31-vjeçar që luajti 10 minuta në javën e parë ndaj Ponferradinës dhe mbrëmjen e sotme ndaj Huescës.

GOLI SADIKUT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close