Armend Alimi ndihmon klubin që e bëri futbollist profesionist

Armend Alimi, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Rabotniçkit nga Shkupi, i është bashkuar inicativës për të ndihmuar ish klubit të tij ku është rritur si futbollist profesionist, KF Bashkimi nga Kumanova.

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur edhe nga klubi kumanovar i Bashkimit përmes një postimi në Facebook, ku shihet një pliko e dërguar me të holla nga ana e Armend Alimit, i cili kishte shkruar “Me zemër  për KF Bashkimin”.

Alimi pjesë e Bashkimit ishte gjatë periudhës 2006-2008. Mesfushori kumanovar numëron gjithsej 3 tituj kampion dhe një trofe të Kupës me Shkëndijën në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close