Një ditë para startit të sezonit të ri në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, Vardari i Shkupit përballet me probleme serioze. Sipas portalit Sportmedia, lojtarët kanë bojkotuar seancën e fundit stërvitore para duelit me Arsimin në Çegran. Arsyeja e bojkotit duhet të jetë mos plotësimi i pjesës finansiare të futbollistëve dhe stafit.

Vardari është në krizë të madhe dhe për momentin gjithë shpresat për ndonjë pagë eventuale i mbështesin te paratë që duhet të mbërijnë në emër të training kompenzimit për talentin Besar Guxhufi që është transferuat te gjigandi turk Beshiktash.

