Pas një prolongimi një javorë shkaku i vonesës së kotizimit të disa skuadrave, të shtunën është caktuar starti i sezonit të ri në Ligën e Dytë unike të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Ndeshje interesante do të zhvillohet në Çegran të Gostivarit ku debutuesi në Ligën e Dytë, Arsimi pret ekipin me më shumë trofe në vendim tonë Vardarin e Shkupit.
Voska Sport që sezonin e shkuar u ndal vetëm në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë, tentimin e dytë për ngjitje në elitë do ta nisë në transfertën me Karaormanin në Strugë.
Gostivari shihet si pretendent për kreun dhe testi i parë për forcën e tyre do të jetë transferta me Pehçevën.
Besa e Dobërdollit do të jetë mysafire e Sasa-s në Kamenicë.
Pelisteri do të luaj në Gjevgjeli përballë Kozhuvit, derisa Boreci i Velesit pret Sllogën e Vinicës.
Ohrid Lihnidos takohet me Teteksin, ndërsa Bellasica luan në transfertë me Detonit në Plaçkovicë.
Të gjitha takimet e raundit të parë në Ligën e Dytë unike luhen të shtunën me fillim në ora 17:00.

