Shkupi – Ballkani, formacionet zyrtare

Shkupi dhe Ballkani do të jenë përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që vlen një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe miliona euro në kontot e tyre.

Dy klube shqiptare, të dyja kampion, njëra në Kosovë e tjetra në Maqedoninë e Veriut, do të takohen fillimisht në stadiumin ‘Toso Proeski” sot nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Shkupi luan në portën me portierin Kristijan Naumovski, ndërsa mbrojtja zakonisht përbëhet nga emra si Angelce Timovski, Gagi Margvelashvili, Faustin Senghor dhe Bleron Sheji.
Mesfusha ka emra si kapiteni Freddy Alvarez, Putita dhe Ali Adem.

Sa i përket sulmit i prin lojtari më i rrezikshëm Sunday Adetunji, i përkrahur nga Pepi Giorgiev dhe Albert Diene.

Shkupi: Naumovski, Timovski, Margvelashvili, Sengor, Sheji, Adem, Alvarez, Putita, Diene, Adetunji, Gioriev.

Në anën tjetër Ballkani portën tash e sa ndeshje janë duke ia besuar portieri Damir Ljuljanovic, ndërsa në mbrojtje luajnë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Mesfusha i besohet dyshes Lindon Emërllahu dhe kapitenit Ediv Kuc, ndërsa më të avancuar luajnë Nazmi Gripshi, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.

Sulmi me shumë gjasë do t’i besohet sërish të riut Albio Rrahmani edhe pse në skuadër është afruar së fundi Dejan Zarubica.
Ballkani ka në bankë edhe emra si Leonit Abazi, Qëndrim Zyba dhe Lucas Cardoso që mund ta bëjnë ndryshimin.

Ballkani: Ljuljanivic, Arm. Thaqi, Dellova, Jashanica, As. Thaqi, Kuc, Emërllahu, Krasniqi, Gripshi, Korenica, Rrahmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close