Shkupi dhe Ballkani do të jenë përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që vlen një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe miliona euro në kontot e tyre.

Dy klube shqiptare, të dyja kampion, njëra në Kosovë e tjetra në Maqedoninë e Veriut, do të takohen fillimisht në stadiumin ‘Toso Preoski’, të enjten nga ora 21:00.
Shkupit nëse i llogaritet edhe historia e Sloga Jugomagnat, ata kanë katër tituj kampioni, ndërsa Ballkani ka vetëm një titull kampioni në Kosovë.
Skuadrat kanë krye përgatitjet e fundit për këtë përballje.
Po hyri në grupe, Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që bën një gjë të tillë.
Skuadra e parë shqiptare që ka hyrë në grupet e UEFA Europa League është Skënderbeu edhe atë dy herë.
Ndërkohë nga Maqedonia e Veriut, fazën e grupeve të UEFA Europa League e ka prekur Vardari.

