Enis Bardhi me Trabzonin dalin me negativë nga dueli i parë me Kopenhagenin

Tri ndeshje janë zhvilluar sonte në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve. Bodo/Glimt shënoi fitore minimale ndaj Dinamo Zagregit (1-0) në Norvegji. FC Copenhagen mposhti kampionin e Turqisë Trabzonspor me rezultat 2-1, kurse Rangers e Skocisë barazoi me rezultat 2-2 ndaj PSV-së së Holandës.

FC Copenhagen – Trabzonspor 2-1

Enis Bardhi ka debutuar me fanellën e Trabzonsporit në duelin e parë të play offit për UEFA Champions League. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të kur ekipi i tij kishte negativë 2:0 dhe ishte kontribues që turkë shtypën vendasit dhe përveç golit për 2:1, disa herë u kanosën edhe për barazim.
Sa i përket ndeshjes FC Copenhagen fitoi me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Trabzonspor. Kampioni danez e fitoi këtë përballje me dy gola të shënuar, një në pjesën e parë nga Claesson në minutën e 9-të dhe një tjetër në pjesën e dytë nga Lerager. Kampioni turk e ngushtoi epërsinë në minutën e 79-të me anë të Bakasetas.

Bodo/Glimt – Dinamo Zagreb 1-0

Kampioni i Norvegjisë e ka fituar përballjen e parë kundër kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagreb. Vendasit ishin më të mirë në këtë përballje dhe patën shanse të mira për të shënuar, pa harruar këtu edhe skuadrën kroate që kishte disa mundësi të mira shënimi. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë nga Pellegrino në minutën e 37-të.

Rangers – PSV 2-2

E vetmja ndeshje që përfundoi e barabartë ishte ajo në mes të Rangers nga Skocia dhe PSV nga Holanda. Holandezët erdhën në epërsi të parët me golin që e shënoi Sangare në minutën e 37-të. Rangers reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin katër minuta më vonë. Lawrence i Rangers e përmbysi rezultatin në minutën e 70-të por shifrat u barazuan nga Obispo në minutën e 78-të. 

Kujtojmë së këto tri skuadra ndeshjet e kthimit i zhvillojnë të mërkurën pas një jave, ku edhe do të përcaktohen tri skuadra që do të luajnë në grupe të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close