Pak ditë pas fillimit të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, Ballkani ka prezantuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, malazezin Dejan Zarubica, shkruan Gazeta Olle. Së fundmi, Zarubica ishte pjesë e skuadrës shqiptare të Laçit.

Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratë me kampionët e Kosovës deri në verën e vitit 2024. Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Mirë se vjen Dejan Zarubica
Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor Dejan Zarubica është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Në të shkuarën, Dejan ka luajtur me ekipe si FK Iskra, Buducnost Podgorica, FK Lovcen si dhe së fundmi ishte pjesë e KF Laçi.
Vlen të ceket se në edicionin e kaluar ka luajtur 31ndeshje , ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë. Na priftë e mbara Suharekë.

