“Çka që nuk të vret, të bën më të fortë”!

Ky është postimi i sulmuesit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut bashkangjitur me një fotografi pas operacionit të suksesshëm të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të këmbës së djathtë.

Sulmuesi i Westerlos së Belgjikës u dëmtua rëndë në seancën e fundit stërvitore para duelit të xhiros së tretë të elitës belge. Shkupjani paraprakisht e nisi shumë mirë sezonin e ri kur ishte titullar në dy ndeshjet e para, derisa shënoi gol në fitoren 2:0 ndaj Cercle Brugge.
Fat i keq do ta ndërpriste para kohe startin e furishëm të sezonit të ri dhe tashmë pas operacionit të ligamentit të kryqëzuar Dacin e pret faza e rikuperimit.
Pozitive në gjithë këtë fatkeqësi është gjendja e fortë psiqike e lojtarit, i cili shikon përpara për tu kthyer edhe më i fortë pas këtij dëmtimi.

