Fama e Erling Braut Haaland (sulmues i Manchester city-t), filloi t’i kalonte kufijtë kur, sapo filloi sezoni 2019-20, shënoi gjashtë gola në katër javët e para të Bundesligës austriake (ishte pjesë e Red Bull Salzburgut). Këtë rekord të gjigantit e ka “pluhurosur” Marin Ljubicic, futbollisti i ri i lindur në Split më 28 shkurt 2002. Numri 9 i LASK Linzit, pjes e Kroacisë U-21, ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshjet e para në elitën e futbollit austriak. Një moment historik që në Austri ishte arritur vetëm nga Tibor Nylasi (Austri Vjenë/1983) dhe Oliver Bierhoff (Austri Salzburg/1990). Shifrat e Ljubicicit shkojnë deri në nëntë po të shtojmë edhe tregolëshin që ka realizuar në Kupë ndaj Schaz (1-9).

Realizoi “poker” golash në vetëm 60 minuta lojë kundër Wolfsbergerit (1-5).
“Kurrë nuk kisha shënuar katër gola në një ndeshje… edhe pse është e vërtetë që nuk kam shumë kohë që jam profesionist,” – thotë talenti kroat.
Klubi i tij i ri po fërkon duart, pasi mund të fitojnë shumë para nga shitja e mundshëm e sulmuesit. Ljubicic erdhi në formë huazimi nga Hajduk Split, por LASK Linz rezervoi një klauzolë blerjeje prej vetëm 2.4 milionë eurosh.
“Disa klube austriake dhe të huaja e kishin atë në axhendën e tyre… por ne arritëm ta bindnim të vinte tek ne,” – mburret drejtori sportiv i LASK-ut, Radovan Vujanoviç.

