Sulmuesi shqiptar, Armando Broja duket të jetë interesimi i radhës tek skuadra e West Ham-it.

Skuadra e tyre ofruan plotë 38 milion euro për Brojën, por siç duket trajneri i Chelsea, Tomas Tushel nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin e as huazimi nuk shihet si mundësi.
20 vjeçari ka kontratë me blutë deri në vitin 2026.
Broja luajti ndaj Evertonit në fitoren 1-0 të shtunën për 25 minuta, duke dhënë një inpakt më të madh në fushë se sa Kai Havertz që luajti në pjesën më të madhe të ndeshjes.

