AIK – Shkëndija, mbi 12 mijë tifozë suedezë në stadium


Shkëndija do të luajë nesër duelin e parë të raundit të tretë në Conference League. Kuqezinjtë nga Tetova do të sfidojnë AIK-un e Stokholmit të enjten (19:00).

Tifozët e gjashtë herë kampionëve të Suedisë presin kalimin e ekipit të tyre në “play-off” dhe kanë nxituar të blejnë biletat për përballjen ndaj skuadrës shqiptare që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, AIK-u njofton se deri tani janë shitur 12 mijë bileta në “Friends Arena”, stadium me kapacitet prej 50 mijë vendesh, numër që pritet të rritet deri nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close