Nesër me fillim nga ora 21:00, Shkupi do të përballet me Shamrokun e Irlandës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë eliminatore të Liga Europës. Në prag të ndeshjes së nesërme, strategu i ekipit irlandez, Stephen Bradley, ndër të tjera ka vlerësuar lartë ekipin bardheblu.

“Kemi përballë një ekip shumë, shumë të rrezikshëm. Shkupi tregoi mirë atë që di kundër Dinamo Zagrebit. Na pret një detyrë e vështirë, por jemi gati. Sigurisht që Shkupi duhet respektuar, por si në çdo ndeshje edhe në këtë do të duhet të imponojmë stilin tonë të lojës. Ne e dimë se kemi cilësinë për të fituar”, thotë Bradley.

