Ndeshja e raundit të dytë eliminatorë në Ligën e Konferencës ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe CSKA Sofjes definitivisht do të luhet në Shkup. Edhe përkrahë kërkesës nga MPB për zhvendosjen e ndeshjes në Strumicë, nga tabori i Makedonija Gjorçe Petrovit janë të vendosur që takimi të luhet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së ashtu siç ishte e programuar. Kështu skuadra e drejtuar nga ana e trajnerit Muharem Bajramit këtë të enjte do pret ekipin bullgar në Shkup, ndërsa ndeshja do të nis nga ora 17:30.


