Shkupi në xhiron e dytë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve do të përballet me Dinamo Zagrebin. Ndeshja e parë do të luhet në Zagreb të Kroacisë, në stadiumin “Maksimir”. Para udhëtimit drejt tokës kroate, nga tabori i kampionëve të vendit ka folur Valid Hamidi.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Jemi të qetë dhe kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë këtyre ditëve, në Zagreb do të luftojmë në çdo cep të fushës dhe do të japim maksimumin tonë. Padyshim që Dinamo është një skuadër serioze me kualitet, por loja e futbollit për të gjithë është e njejtë. Duke shtuar faktin që tifozët tonë do të jenë atje duke na përkrahur besoj që do ta kemi më të lehtë, andaj shpresoj të rikthehemi me një rezultat pozitiv në Çair”, ka thënë Valid Hamidi.

