Me rinovimin e kontratës, Mohamed Sallah bëhet futbollisti më i paguar në histori të skuadrës së Liverpullit. Sipas BBC, 30 vjeçari me kontratën e re do të ketë pagë javore prej 350 mijë funtave apo 406 mijë eurove, ndërsa për një sezon do të arkëtoj pak më shumë se 19 milionë euro. Pas tij vjen, Virgjil van Dajk, si lojtari i dytë më i paguar te Liverpulli, me holandezin që ka pagë javore prej 220 mijë funteve. Kujtojmë se sulmuesi egjiptian me klubin anglez fimosi kontratë të re deri më 30 qershor të vitit 2025.


