Futbollisti armen Henrik Mkitarian është zyrtarizuar si futbollistë i ri i skuadrës së Interit. Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit zikaltër, me Mkitarian që bëhet lojtari i parë armen që do të luajë për skuadrën e Interit. Armeni tre sezonet e fundit është pjesë e kampionatit të Serisë A, ku ka luajtur me Romën, me të cilët regjistron 117 ndeshje dhe 29 gola të shënuar. Mkitarian gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Arsenalin, Mançester Junajtedin, Dortmundin, Shaktjor Donjeckun e Pjunikun.


