Kuqezinjtë tetovarë kanë vendosur si objektiv angazhimin e një sulmuesi kualitativ dhe duket se pranë firmës gjendet Vllatko Stojanovski. Sulmuesi 25 vjeçar pas disa viteve karierë ndërkombëtare në Francë e Kroaci, mund të kthehet në vendlindje dhe Shkëndija del favorite për angazhimin e tij. Ish-futbollisti i Metalurgut dhe Renovës një kohë ishte i rregullt edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut me të cilën ishte edhe në Kampionatin Europian “Euro 2020”, ndërsa beson se te Shkëndija mund të kthehet në formën e mëparshme kur siguroi transferim në Francë dhe vend në përfaqësuese.


