Naumovski e uron Gagin për fitoren e Gjeorgjisë (FOTO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut humbi 0:3 nga Gjeorgjia në xhiron e tretë të edicionit të ri. Kjo për Maqedoninë ishte edhe humbja e parë në këtë cikël, teksa ndeshjen e radhës e luan me Gjibraltarin në shtëpi.

Ndërkohë pas sfidës Maqedoni – Gjeorgji kishte edhe një takim ndërmjet dy kampionëve të Shkupit, me Kristijan Naumovskin që është portier rezervë te përfaqësuesja “A” dhe Gagi Margvelashvili që është nga Gjeorgjia. Ky i fundit kishte ardhur për ta ndjekur ndeshjen e përfaqësueses së tij dhe të Maqedonisë në arenën “Todor Proeski”, përderisa pas ndeshjes u takua me bashkëlojtarin te Shkupi, Naumovskin, ku dhe biseduan rreth takimit, me çka portieri i urojë Gagit triumfin e përfaqësueses së shtetit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close