Luka Modric rinovon me Real Madridin

Ylli kroat, Luka Modriq do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit. Fituesi i Topit të Artë ka rinovuar kontratën me kampionët në fuqi të Europës dhe Spanjës edhe për një vit tjetër, me çka kroati do të do të jetë pjesë e madrilenëve deri në vitin 2023. Kroati la pas vetes një sezon fantastik me Realin, me të cilët fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu titullin në La Liga. Luka Modriq pjesë e Realit është që nga sezonin 2012/13, ndërsa para transferimit në Spanjë ai ka luajtur katër sezone me Totenhemin në Premier Ligë dhe tre sezone më herët me Dinamo Zagrebin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close