Rabotniçki U17 pas kampionatit fiton edhe Kupën, shkëlqen kërçovari Destan Adili

Gjatë mesjavës në Strugë u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë për të rinj (U17) ku luajtën Akademia Pandev kundër Rabotniçkit. Kjo e fundit arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 1:2, kurse golashënues ishin Bujar Mehmeti dhe Damjan Zengovski. Ky triumf i shkupjanëve ishte me plotë meritë, pasi gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të bukur, i njëjti ekip ka arritur sivjet të shpallet edhe kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut. Njeri prej aktoreve kryesorë në fushë për ekipin fitues ishte edhe talenti shqiptar Destan Adili, i cili pati disa assiste.

Titulli juaj i parë në karierrë, sa është i rëndësishëm për ju?
“Është shumë i rëndësishme për mua sepse është hera e parë që luaj në një finale, me shumë intezitet të lartë dhe emocione!”

Sa je i kënaqur nga lojërat e treguara në kampionat dhe Kupë ?
“Unë jam i kënaqur nga vetja pasi që edhe i arrita qëllimet për këtë sezon dhe i falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan për të arritur qëllimet e mia.”

A ishte e vështirë ndeshja finale ?
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë me rezultat të ngushtë 2-1, por ne nuk u dorëzuam, i respektuam udhëzimet e trejnerëve dhe i’a arritëm qëllimit.”

Si janë planet e tuaja për të ardhmen?
“Për momentin dua të kaloj pushimet dhe ta qartësoj mendjen dhe pastaj do të vendosim se çka do të ndodh.”

Keni ndonjë ofertë?
“Po kemi disa oferta nga Turqia dhe Kroacia por do të shohim se çka do të ndodh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close