Sonte në Tiranë vendoset fituesi i edicionit të parë të Ligës së Konferencës

Sonte në Tiranë do të përcaktohet fituesi i edicionit të parë të Ligës së Konferencës, aty ku ndërmjet veti do të përballen Roma me Fejnordin. Kjo do të jetë finalja e parë europiane që zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, me këta të fundit që kanë qenë në qendër të vëmendjes nga gjithë Europa në tre ditët e fundit. Mbrëmja e së martës kishte edhe disa epizode jo të hijshme me përleshje të tifozëve ndërmjet veti, por gjithsesi gjithçka është qetësuar nga policia shqiptare dhe sot pritet spektakli në “Air Albania”, me ndeshjen Roma – Fejnord që nis nga ora 21:00. Kujtojmë që ky është edicioni i parë i Ligës së Konferencës, kompeticion ky i krijuar nga UEFA si i treti për klube europiane, pas Ligës së Kampionëve dhe Liga Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close