Legjenda e Romës, ish-sulmuesi italian, Francesco Totti, është pyetur rreth odiseadës së pafundme të Kylian Mbappe, e cila u mbyll me vendimin e tij për të qëndruar te klubi parisien PSG.

“Ka qenë një zgjedhje me zemër prej tij. Jam i lumtur. Është rritur me PSG. Nuk është e lehtë të refuzohet Real Madridi, por unë e pata bërë para 20 vitesh për të qëndruar te Roma. Mbappe, edhe pse i ri në moshë, ka marrë vendimin e duhur. Rrënjët janë më të rëndësishmet. Si një lojtar inteligjent që është, ka bërë zgjedhjen e duhur për ta vijuar karrierën te PSG”, deklaroi Francesco Totti.
Mbappe do të qëndrojë deri në vitin 2025 te PSG. Ai është në Paris Saint-Germain që nga viti 2017 kur erdhi nga AS Monaco.
Mbappe tashmë është në historinë e klubit, pasi u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 168 gola dhe 87 asistime në 216 ndeshje, në të gjitha garat.

