Mendoi se pyetja ishte në gjuhën shqipe, veprimi i Mourinhos në konferencë shkaktoi të qeshura

Trajneri portugez Romës, Jose Mourinho ka mbajtur konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes finale në Ligën e Konferencës ndaj Feyenoordit.

Trajneri i Romës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve shqiptarë, ndërsa në një moment, “The Special One” shkaktoi të qeshura të mëdha në konferencë, kjo pasi mendoi se pyetja e gazetarit që po fliste anglisht ishte në gjuhën shqipe.

Mou e dëgjoi pyetjen, hoqi kufjet dhe nisi të përgjigjej, duke menduar se e kishte pyetur në gjuhë shqipe.

Mourinho u informua pastaj që pyetja ishte në gjuhën angleze, çka bëri që të pranishmit të qeshnin me të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close