Ndodh në Itali! Nuk luajti mirë, tre ultras e zhveshin lakuriq lojtarin dhe e rrahin

Bllokuan, kërcënuan dhe detyruan një lojtar të Avellino-s të hiqte fanellën, pasi u cilësua i padenjë për të veshur ngjyrat e klubit nga Campania. Historia e tmerrshme ndodhi më datë 4 maj, pas disfatës kundër Foggia-s, gjë që i kushtoi skuadrës mundësinë për të vazhduar të ëndërrojë për Serie B. Protagonist ishte një grup ultras: një grua, ende e paidentifikuar, dhe tre burra të cilët u dalluan nga kamerat e vëzhgimit dhe u vendosën në arrest shtëpie.

Krimet e konstatuara nga hetuesit janë grabitje e rëndë në konkurrencë (për shkak të tutave përfaqësuese që kishte veshur lojtari), dhunë dhe kërcënime. Futbollisti, mesfushori 23-vjeçar Claudiu Micovschi, është bllokuar gjatë rrugës ndërsa kthehej në shtëpi, bashkë me një shok skuadre.

Sipas policisë ishte një ekspeditë e vërtetë ndëshkuese: i riu në fakt u bllokua nga dy makina dhe u detyrua të ndalonte rrugën; kjo u pasua nga një vërshim ofendimesh të rënda, kërcënimesh dhe madje edhe dhunë fizike, e cila përfundoi me urdhrin për të zhveshur ngjyrat Avellinos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close