Seleksionuesi i Maqedonisë Bllagoja Milevski ka publikuar sot listën për ndeshjet e muajit qershor në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Milevski ka folur për të ftuarit në përfaqësuese për këto katër ndeshje.

Blagoja MILEVSKI – seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Tashmë e kemi bazën e skuadrës me lojtarët që kanë luajtur në eliminatoret e Botërorit, por synimi ynë është që tre lojtarët e rinj në ekip, Dimoski, Grozdanovski dhe Fazllagiq, të sjellin pak rifreskim në përfaqësuese.
Të gjithë do të kenë mundësi të konfirmojnë potencialin dhe cilësinë e tyre dhe përmes përgatitjeve dhe ndeshjeve, lojtarët më të rinj duhet të tregojnë se mund të jenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses në ndeshjet tona nga eliminatoret për Kampionatin Europian, shorti i të cilit është caktuar për tetor.
Shpresoj për shumë gjëra pozitive në periudhën në vijim, edhe pse orari na imponon katër ndeshje dhe lojtarët kanë përfunduar me aktivitetet e klubeve. Disa prej tyre, si pasojë e sezonit të vështirë dhe numrit të ndeshjeve të luajtura, nuk do të kombinohen për ndeshjet e ardhshme dhe do të shohim se si është situata me disa nga lojtarët që kanë lëndime dhe a do të munden të luajnë.”

