Rritja e madhe e të infektuarave me koronavirus nëpër botë, ka ‘paralizuar’ edhe botën e sportit.

Serie A tashmë ka vendosur t’i shtyjë ndeshjet, ndërsa në disa liga tjera do të luhen pa tifozë.
Është tani Federata e Futbollit të Francës që ka vepruar, duke i mbyllur stadiumet në Ligue 1 dhe Ligue 2.
Ndeshjet pa tifozë në Francë do të zhvillohen deri më 15 prill./Lajmi.net/

