“Ringjallet” Gaçevski, i drejtohet Voska Sportit: Unë jam “Papa” për ju, shihemi sërish në Ligën e Dytë!

Voska Sport nuk arriti që të sigurojë një vend në mesin e më të mirëve të futbollit vendor, duke u mundur në ndeshjen e balotazhit nga Tikveshi me rezultatin bindës 4:1. Pas kësaj ndeshje, portieri i Vardarit, Filip Gaçevski ka reaguar drejt ekipit shqiptarë, me këta të fundit që pas mbylljes së kampionatit në vendin e dytë, e përshëndetën me “Pa Pa”.

“Papa Gaçevski. Voska Sport tash e kuptova pse keni shkruar “pa-pa Gaçevski”. Natyrisht, unë jam një Papë për ju, por nga Vatikani. Zoti është i madh dhe drejtësia është këtu, është e vështirë kur luhet një ndeshje fer për ju. Shihemi sërish vitin e ardhshëm, por këtë herë do të jeni shumë larg meje. “Përshëndetje nga Papa Gaçevski”, ka shkruar portieri i Vardarit në rrjetin social.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close