Tikveshi dhe Skopje do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe në sezonin e ardhshëm. Tikveshi doli të jetë bindshëm më e mirë se ekipi shqiptar, Voska Sport, duke triumfuar në ndeshjen e balotazhit të luajtur në Strumicë me rezultatin 4:1. Spahiu dy gola dhe nga një realizuan Ljamçevski e Ivanovski për fitoren e Tikveshit, përderisa golin e vetëm për Voskan e gjeti Emini. Në ndeshjen tjetër, Skopje arriti të merr fitoren në minutat e fundit ndaj Bellasicës me rezultatin 2:1 dhe siguroi kështu mbijetesë në elitë edhe sezonin e ardhshëm. Kështu, Voska Sport dhe Bellasica mbeten të garojnë në Ligën e Dytë edhe sezonin e ri.


