Gjermania pa Ter Stegen për sfidat e qershorit ndaj Italisë, Anglisë dhe Hungarisë

Kombëtarja gjermane ka shpallur këtë të enjte listën e të thirrurve për angazhimet e radhës të ‘Mannschaft’, ndaj kampionit aktual të Europës, Italisë (më 4 qershor, “Stadio Renato Dall’Ara” dhe 14 qershor, në “Borussia Park”), Anglisë (më 7 qershor, “Allianz Arena”) dhe Hungarisë (“Puskas Arena”, më 11 qershor), të gjitha ndeshje këto që korrespondojnë me Nations League, një kompeticion në të cilin skuadra e Hansi Flick u pozicionua në Grupin 3.

Trajneri gjerman ka thirrur Oliver Baumann, portierin  e Hoffenheim, për të zëvendësuar gardianin e Barçës, Marc Ter Stegen, i cili do të përfundojë sezonin, pasi Barcelona të kthehet nga Sydney, ku do të luajë një miqësore kundër një ekipi nga liga australiane, më 25 maj. 

“Marc dhe unë folëm gjerësisht për situatën e tij në ekipin kombëtar dhe te Barça. Për shkak të dëmtimeve ai nuk ka mundur të bëjë pushime vitet e fundit dhe, duke marrë parasysh Kupën e Botës, ne ramë dakord që këtë vit është e rëndësishme që ai të pushojë”, argumentoi ai në fillim të muajit, trajneri Flick.

Përveç Baumannit, treshen e portierëve e plotësojnë edhe Neueri dhe Trappi, i zakonshëm, kampion i fundit i Europa League me Eintracht Frankfurtin, në një thirrje për 26 lojtarë që përbëjnë kombëtaren e Gjermanisë:

Gjermania pa Ter Stegen për sfidat e qershorit ndaj Italisë,

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close