Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport e vlefshme për balotazhin në Ligën e Parë do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. Kështu ka vendosur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas mbledhjes së përbashkët me Komisioni ne Sigurisë dhe Komisioni e Garave në “Shtëpinë e Futbollit”, të cilët në bashkëpunim me MPB-në kanë marrë këtë vendim. Ndeshja Tikveshi – Voska Sport ishte përcaktuar fillimisht të luhet në Prilep, ndërsa më pas e njejta u parapa që të luhet në “Todor Proeski” në Shkup, por pas reagimeve për këtë vendim, ndeshja në fjalë u zhvendos zyrtarisht të luhet në Strumicë. Takimi Tikveshi – Voska do të zhvillohet me 22 maj nga ora 17:00.


