Qato rinovon me Renovën, Saimir Fetain do ta ketë ndihmës të ri

S’ka më dilema, Renova konfirmon stafin teknik edhe për sezonin tjetër 2022/2023. Përkundër faktit se u fol për një rikthim eventual të Qatos te Shkëndija, të hënën në mbrëmje drejtuesit e Renovës dhe tekniku tetovar kanë gjetur akordin, ndërsa gjithçka zyrtarizohet sot kur xhepçishtasit përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmojnë marrëveshjen. Kështu Qatip Osmani dhe ndihmësi i tij Bashkim Livoreka kanë firmosur zgjatje të bashkëpunimit dhe do të drejtojnë Renovën edhe sezonin garues 2022/2023. Risia është se pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Saimir Fetahi, i cili ka vendosur të mbyllë karrierën si futbollist aktiv.

Saimir Fetai në moshën 33-vjeçare ka vendosur ti jep fund karrierës dhe dëshira e tij ishte që të punoj si asistent trajner i Qatos pikërisht te skuadra e tij e zemrës, Renova, të cilës i ka qëndruar besnik që nga themelimi në vitin 2003 deri më sot, duke mos ndërruar ambient në ndonjë skuadër tjetër. Të njejtën skuadra e Renovës e ka vlerësuar dhe ka vendosur që ta mbajë në radhët e veta Fetai edhe viteve në vijim në një rol tjetër si pjesë e stafit teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close