Balotazhi për Ligën e Parë, Voska Sport përballet me Tikveshin

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë. Skuadra shqiptare, Voska Sport për një vend në elitën vendore do të përballet me Tikveshin, përderisa në ndeshjen tjetër do të takohen Skopje dhe Bellasica. Ndeshja Voska Sport – Tikveshi do të zhvillohet në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, përderisa Skopje me Bellasicën do të luajnë në Shtip. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen me 22 maj, duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close