Besart Ibraimi drejt transferimit në elitën shqiptare

Golashënuesi më i mirë i vendit, Besart Ibraimi më në fund mund të realizojë premtimin e dhënë, se një ditë mund të luaj edhe në Superligën shqiptare. Për shërbimet e sulmuesit kërçovar, ashtu siç flitet, interes ka shfaqur Partizani i Tiranës.

Ibraimi ishte pjesë e Ksantit, ndërsa pasi nuk arritën të sigurojnë një vend për në Superligën greke, palët nuk e vazhduan bashkëpunimin, ashtu që Ibra si lojtar i lirë do mund ti bashkohej Partizanit.

Kërçovari gjatë karrierës së tij, ka luajtur edhe për Vëllazërimin dhe Napredokun, dy skuadra nga qyteti i tij, pastaj Renovën, Shallke 04 (Gjermani), Sevastopol, Tavriya, Metalurg Zaporozhje (Ukrainë), EN Paralimniou, Ermis (Qipro) dhe së fundmi Ksanti (Greqi).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close