Babai i Leo Messit, Jorge Messi shpreson për një rikthim të argjentinasit te Barcelona.

Messi ka qenë i lidhur me një rikthim në ‘Camp Nou’ dhe babai i yllit argjentinas ka dhënë komentin e tij lidhur me këtë.
Babai i Lionel Messit, thotë se shpreson që ylli i Paris Saint-Germain të kthehet në Barcelonë.
Jorge, u pyet nga kanali ‘Twitch Jijantes FC’ për mundësinë që 34-vjeçari të veshë sërish fanellën e blaugrana.
Ai u përgjigj: “Shpresoj që një ditë”, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi argjentinas u largua nga Barca verën e kaluar, pasi i skadoi kontrata, sepse klubi nuk mund të përballonte t’i jepte një marrëveshje të re.

