E diela ul siparin për sezonin 2021/22, Çairi në festë, Struga pret Shkëndijën

E Diela do të ul siparin për sezonin 2021/22 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kur të gjitha matematikat janë mbyllur, me Shkupin kampion, Akademia Pandevin dhe Shkëndijën që siguruan daljen në Europë, Pelisteri e Boreci që do të luajnë në Ligën e Dytë sezonin e ri dhe në plej of do të jenë Tikveshi dhe Skopje, xhiroja e fundit do të jetë vetëm formalitet për të gjitha ekipet garuese në elitë. 

Raundi i 33-të apo i fundit i këtij sezoni, do të jetë me qendër të vëmendjes në Çair, aty ku Shkupi dhe Akademia Pandevi do të përballen ndërmjet veti, megjithatë interesi nuk do të jetë te ndeshja apo rezultati, por te festa pas ndeshjes, me bardheblutë që do të pranojnë trofeun e kampionit nga përfaqësuesit të FFM-së. 

Për mbyllje të sezonit, do të ketë edhe përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, me Strugën që pret Shkëndijën, përderisa Renova do ta mbyll këtë sezon në Veles në transfertën ndaj Borecit. 

Makedonija Gjorçe Petrovi që bëri ngritje të jashtëzakonshme këtë sezon nën udhëheqjen e Mukit, ndeshjen e fundit të kampionatit do ta luajë ndaj Tikveshit. 

Në ndeshjet tjera, Rabotniçki do të përballet me Pelisterin, përderisa Skopje takohet me Bregallnicën. Të gjitha ndeshjet luhen të dielën, duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close