Në La Liga me ligj, 25 për qind e të ardhurave nga të drejtat televizive shpërndahen sipas renditjes në fund të sezonit.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro drejt fundit, ka skuadra që nuk luajnë për asgjë për sa i përket objektivave specifike si titull kampion, Evropa ose rënie nga elita), por pothuajse të gjitha kanë synim të përfundojnë më lartë në fund të sezonit.
Çdo pozicion përfundimtar në La Liga, me pak fjalë, llogaritet në nivelin e të ardhurave, pasi çdo pozitë vlen më shumë.

Ligji përcakton se gjysma e shpërndarjes bëhet në mënyrë të barabartë midis 20 klubeve të La Liga, 25 përqind me rezultate dhe 25 përqind të tjera në bazë të abonimeve dhe pesë sezoneve të fundit.
Për të bërë llogaritjet, le të marrim si referencë 1,444 miliard eurot që u shpërndanë për të drejtat televizive në La Liga në sezonin 20/21. Gjysma (722 milionë euro) është e ndarë në mënyrë të barabartë mes 20 skuadrave. Nga 722 milionë të mbetura, gjysma shpërndahet në bazë të rezultateve (pra 361 milionë euro) dhe 361 milionë euro tjera në bazë të abonimeve dhe sukseseve në pesë sezoneve të fundit.
Renditja dhe shuma
Vendi 1: 17% (61.3 milionë euro)
Vendi 2: 15% (54.1 milionë)
Vendi 3: 13% (46.9 milionë)
Vendi 4: 11% (39.7 milionë)
Vendi 5: 9% (32.4 milionë)

