Në Tetovë, derbi për vendin e tretë!

Pas dy ndeshjeve të luajtura të premten, katër tjerat do të plotësojnë xhiron e 29-të në elitën e futbollit vendor që do të luhen pasditën e kësaj të shtune.

Përveç ndeshjes Shkupi – Renova që pritet me interes, përballje interesante do të ketë edhe në Tetovë, aty ku Shkëndija do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin.

Të dyja skuadrat janë me pikë të njejta në renditjen tabelare dhe ‘lufta’ do të jetë për vendin e tretë. Skuadra e Muharem Bajramit vjen tejet e motivuar në këtë përballje, pas atij kualifikimi në finalen e Kupës në mesjavë, përderisa ekipi i udhëhequr nga Artim Shaqiri vjen pas dy barazimeve në kampionat.

Shkëndija – Makedonija Gjorçe Petrovi do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close