Shkupi pasditen e kësaj të shtune në Çair do të pret Renovën për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 29-të në elitën e futbollit vendor. Bardhekaltërit janë lider të padiskutueshëm në këtë sezon dhe ndodhen vetëm një fitore larg titullit.

Me një triumf eventual ndaj Renovës, Shkupi do të sigurojë titullin e kampionit për këtë sezon matematikisht 5 xhiro para fundit. Skuadra nga Çairi kryeson aktualisht me 68 pikë, 10 më shumë se Akademia Pandevi që ndodhet e dyta dhe që ka luajtur një ndeshje më shumë.
Çairi është përgatitur për festën, tifozët “Shvercerat” kanë përgatitur spektaklin për 90-të minutat ndaj Renovës që një fitore eventuale, do ti gëzojë për titullin që ju vjen pas 21 viteve pritje.
Ndeshja Shkupi – Renova do të luhet sot në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:00.

