Benzema, futbollisti i parë i Real Madridit që dështon dy herë nga penalltia në një ndeshje të La Ligas

Skuadra e Real Madridit ka arritur edhe një fitore shumë me rëndësi në La Liga.

Lojtarët e Ancelottit triumfuan në udhëtim ndaj Osasunas me rezultatin 1:3.

Në këtë ndeshje ylli francez i Real Madridit, Karim Benzema humbi dy penallti. Fillimisht gaboi në minutën e 52’të, e më pas në minutën e 59’të.

Ai tashmë ka hyrë në histori të Real Madridit, por jo për të mirë siç bën zakonisht.

Sipas statistikave nga mediat spanjolle, Benzema është lojtari i parë i Real Madridit që dështon dy herë nga penalltia në një ndeshje të La Ligas.

Ndërkohë, një gjë e tillë nuk ndodhte në La Liga nga viti 2005, kur Raul Tamudo dështoi dy herë nga pika e bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close